Mediet në Shqipëri njoftojnë se në janar të vitit 2020 në Tiranë do të zhvillohet konferenca e donatorëve ndërkombëtarë. Konferenca do të organizohet nga Komisioni Evropian për të siguruar ndihmë financiare në rikuperimin e dëmeve që shkaktoi tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit. Kryeministri, Edi Rama ka shfaqur mirënjohjen e tij për solidaritetin e liderëve të Bashkimit Evropian për Shqipërinë, vlerësoi lart vendimin për të organizuar konferencën e donatorëve në janar në Tiranë si dhe theksoi se konferenca do të mbështesë programin e rindërtimit të vendit. Nga evidentimi i deritashëm i dëmeve të shkaktuara nga tërmeti, Raporti i Operacionit të Emergjencës ka konstatuar se 13 mijë qytetarë kanë humbur banesat, 261 pallate janë të pabanueshme dhe 851 të dëmtuara, 2mijë e 237 banesa janë të pabanueshme dhe 4 mijë 618 të dëmtuara, 44 objekte janë hedhur në erë dhe dhjetëra të tjerë ruhen me perimetër sigurie.
Kontrolloni gjithashtu
Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale
Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …