leoni

Në Japoni për herë të parë brenda 15 muajve nuk është regjistruar asnjë rast vdekjeje nga virusi korona

Në Japoni për herë të parë brenda 15 muajve nuk është regjistruar asnjë rast vdekjeje nga virusi korona

Në Japoni, për herë të parë brenda 15 muajve nuk është regjistruar asnjë rast vdekjeje në nivel ditor e lidhur me infeksionin nga virusi korona  transmeton agjencia turke Anadolu. Ministria e Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies njoftoi të dhënat më të reja lidhur me situatën epidemiologjike në vend. Në Japoni janë regjistruar gjithsej 1 milionë 724 mijë 577 raste, përfshirë 162 gjatë 24 orëve të fundit. Deri më tani në këtë  vend 18 mijë e 322 të infektuar  kanë humbur jetën, ndërsa nuk janë regjistruar raste të vdekjes gjatë 24 orëve nga COVID-19. Rasti i parë i vdekjes në Japoni i lidhur me COVID-19 u konfirmua në shkurt të vitit 2020. Në vendin me një popullsi prej rreth 126 milionë banorësh, me dy doza të vaksinës janë vaksinuar 73 për qind e popullatës. ( Anadolu Agency)

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …