Në Junik është mbajtur takimi i parë publik për gjashtëmujorin e parë Janar – Qershor 2022

Në sallën e asamblesë komunale të komunës së Junikut është mbajtur takimi i parë publik i Kryetarit të Komunës Ruzhdi Shehu. Në këtë takim Kryetari Shehu shpalosi te arriturat dhe sfidat për gjashtëmujorin e parë të viti 2022. Kryetari Shehu theksoj se njëra ndër sfidat kryesore ishte kryerja e obligimeve të mbetura ( borxhet ) nga viti paraprak, të cilat ky i fundit i kishte trashëguar. Ai theksoj se janë shlyer rreth 105,532.54 euro borxhe nga mallrat dhe shërbimet por që mbesin ende edhe shumë tjera për tu shlyer siç janë mbi 25,000.00 euro bursa për studentët kategoria e subvencioneve e me studentët përfitues kryetari ka planifikuar një takim, si dhe borxhi i kontratave të nënshkruara gjatë vitit 2021. Ndërsa theksoj se kanë filluar të impelmentohen disa projektet të reja siç është Ndërtimi i objektit të qerdhës, ndërtimi i stacionit të autobusëve, ndërtimi i palestrës sportive në shkollën e mesme, asfaltimi i rrugëve Junik – Jasiq – Gjocaj, asfaltimi i rrugës Junik – Gjeravic, Mirëmbajtja e ndriçimit publik, vendosja e shenjave sinjalizuese vertikale etj. Gjithashtu para të pranishmëve prezantoj hartimin e shumë projekteve të cilat janë projektuar duke shpresuar se në një të ardhme të afërt përmes donatorëve të jashtëm apo qeverisë së Republikës së Kosovës ti jetësoj dhe implementoj në shërbim të qytetarëve të Junikut.

Kontrolloni gjithashtu

Policia dhe nxënësit sensibilizojnë qytetarët për sigurinë në trafik në Malishevë

Sot, në Malishevë, u zhvillua një aktivitet i veçantë për rritjen e ndërgjegjësimit për sigurinë …