NË JUNIK KA FILLUAR VAKSINIMI PËR TË LINDURIT MË 01.01.2002 DERI MË 31.12.2002

Të nderuar prindër ju njoftojmë që në Qendrën Kryesore të Mjekësisë familjare në Junik nga data 06.05.2020 deri të premten me datë 08.05.2020, ka filluar vaksinimi i fëmijëve të lindur më 01.01.2002 deri më 31.12.2002 sipas kalendarit të rregullt të vaksinimit, QKMF ju fton të lajmëroheni për vaksinim tek Shërbimi i Vaksinimit në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Junik. Të nderuar prindër sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës nuk ka asnjë kundër indikacion për vaksinimin e fëmijëve në këtë periudhë, pandemie dhe të gjithë fëmijët duhet të vaksinohen sipas kalendarit të rregullt që të mbrohen nga sëmundjet ngjitëse-vaksinë preventabile, duke iu përmbajtur rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë me respektim të distancën 2 metra, bartje të maskës dhe mbajtje të higjienës së duarve dhe higjienës personale.

Vaksinoni fëmijët që ti keni të shëndoshë!

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …