NË JUNIK PROMOVOHET DIALOGU NDËR-KUMUNITARË

Komuna e Junikut ka realizuar aktivitetin në kuadër të promovimit të dialogut ndër-komunitarë në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Kosovë. Aktiviteti kishte për qëllim promovimin e frymës së mirë të bashkëpunimit ndër-komunal, ngritjen e bashkëpunimit mes të rinjve dhe komuniteteve si dhe promovimin e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të Junikut. Kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, i mirëpriti pjesëmarrësit nga 6-të komunat e rajonit perëndimor të Kosovës, ku më pas grupi vizitoi vendet kryesore të trashëgimisë kulturore në Junik. Vizita nga të rinjtë e 6-të komunave vije në përputhje me deklaratën e përbashkët ndër-komunale të mbështetur nga OSCE Mission in Kosovo që promovon dialogun dhe bashkëpunimin ndër-komunitarë të nënshkruar nga kryetarët e komunave Pejë, Gjakovë, Deçan, Klinë, Istog dhe Junik.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …