Në Kabul të Afganistanit, 21 qytetarë kanë humbur jetën nga një shpërthim që ndodhi në një xhami gjatë namazit të akshamit. Duke folur për sulmin terrorist zëdhënësi i Departamentit të Policisë së Kabulit, Halid Zadran, dha informacione për viktimat në shpërthimin që ndodhi gjatë namazit të akshamit në xhaminë e lagjes Hair Hana. nAi bërë të ditur se si pasojë e shpërthimit kanë humbur jetën 21 pjesëtarë të xhematit dhe janë lënduar 33 të tjerë. Ende askush nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin. Në një deklaratë për opinion zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Muxhahid, dënoi incidentin dhe tha se autorët do të zbulohen sa më shpejt të jetë e mundur. (Anadolu shqip)
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …