leoni

Në Kaçanik shënohet 14 Nëntori Dita botërore e diabetit

Mantelbardhët e Komunës së Kaçanikut në kuadër të ditës botërore të diabetit, përkundër motit me shi, kanë dalë në bulevardin “Ismajl Raka” për të qenë sa më afër qytetarëve për t’iu dhënë atyre më shumë informacione në lidhje me sëmundjen e diabetit. Në të njëjtën kohë qytetarët kanë mundësinë që të kontrollojnë tensionin e gjakut si dhe praninë e glukozës në gjak. Ekipi i stafit mjekësor, do të pres vizitat dhe konsultat me qytetarë, për t’u dhënë atyre informacione në lidhje me sëmundjen e diabetit dhe njëkohësisht të kryejnë kontroll falas. Për të parë nga afër punën e stafit mjekësor, ata i vizitoi edhe Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Diana Reka, e cila falënderoi stafin mjekësor për punën e palodhshme që në vazhdimësi po kryen, ndërsa shtoi se sëmundja e diabetit mbetet një shqetësim global, dhe çdo vit ka rritje të numrit të të sëmurëve nga diabeti. Organizata Botërore e Shëndetësisë, vlerëson se diabeti po kthehet në pandemi globale dhe përllogarit se prek rreth 5 % të popullsisë së botës. Diabeti është një sëmundje kronike që karakterizohet me rritjen e nivelit të sheqerit-glukozës në gjak. Shenjat e diabetit janë etje e shtuar dhe tharje e gojës, shtim oreksi por që shoqërohet me humbje peshe, dhimbje stomaku dhe lodhje më tepër se zakonisht, shikim i mjegulluar dhe mungesë e theksuar e përqendrimit, mpirje e duarve ose këmbëve etj. Mjekët porosisin se shpesh herë shenjat e diabetit mungojnë dhe diabeti mund të shfaqet pa u vënë re për një kohë të gjatë pa simptoma, andaj duhet të bëhen kontrolle rutinë, një herë në vit nga secili individ.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …