leoni

Në Kastriot u bë përurimi i ndërtimit të linjës 400 kilovoltëshe Kosovë-Shqipëri

Pranë termoeltranës Kosova B në Kastriot u bë
përurimi i projektit
“ Rregullimi sekondar, Frekuencë-Fuqi, Kosovë-Shqipëri” dhe përfundimi
i punimeve në linjën interkonjetive 400 Kv deri në kufirin me Shqipërinë.
Ndërtimi i linjës 400 kilovoltëshe është projekt i një rëndësie të
jashtëzakonshme në fushën energjetike në mes të dyja vendeve. Duke four për
rëndësinë e tij, kryeministri, Isa Musrafa theksoi se Kosova dhe Shqipëria
tashmë po krijojnë kushte për furnizim me energji, shpërndarje, cilësi dhe
hapje të tregut të liberalizimit me efekte të larta mjedisore. Ky projekt
modern energjetik hap perspektiv të jashtëzakonshme në bashkëpunim të
drejtpërdrejtë në mes të Shqipërisë dhe Kosovës. Ndërtimi i kësaj linje në
Shqipëri, pritet të përfundoj në pranverë të vitit të ardhshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Kosova të formojë shpejt institucionet – shqiptarët në Maqedoninë e Veriut përballen me ofensivë të rrezikshme

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, u prit nga Presidentja e Kosovës, Vjosa …