Në Katalunjë përshkallëzohet situata mes forcave separatiste dhe atyre qeveritare

Në Katalunjë përshkallëzohet situata mes forcave separatiste dhe atyre qeveritare

Nata e tretë e protestave në Katalunjë ka qenë sërish e dhunshme me protestuesit dhe forcat e policisë, që janë përplasur me njëri tjetrin. Bilanci flet për 50 të plagosur. Nuk ka qetësi në Katalunjë pas dënimeve të liderëve separatistë. Në natën e tretë radhazi, me mijëra manifestues janë përplasur me forcat special të policisë në Barcelonë. Manifestuesit vendosën barrikada në rrugë, u vunë zjarrin disa automjeteve dhe hodhën objekte kundër policisë e cila iu përgjigj me gaz lotsjellës. 40 persona kanë kërkuar mjekim si pasojë e përplasjeve të dhunshme, sipas të martën dhe të mërkurë ishin plagosur rreth 130 veta. Nga Madridi kryeministri Pedro Sançes i ka kërkuar presidentit të rajonit, Kuim Tora dhe anëtarëve të qeverisë së tij që të dënojnë qartë dhe pa asnjë justifikim përdorimin e forcës. Nga ana e tij Tora u shpreh se nuk mund të lejohet kjo lloj situate e cila duhet të marrë fund menjëherë. Oriol Junkueras, ish numri dy i qeverisë së Katalunjës dhe një liderët pro pavarësisë, i dënuar për përpjekjen për ndarjen nga Franca në 2017-ën, apeloi që protestuesit të mos bien pre e dhunës dhe provokimeve.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …