Në Katedralen “Nëna Terezë” në Prishtinë do të mbahet mesha për veprimtarin, Adem Demaçi. Mesha mbahet sot dhe do të udhëhiqet nga Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji. Simboli i Rezistencës Kombëtare, Adem Demaçi u nda nga jeta në moshën 82 vjeçare. Trupi i tij është varrosur në Varrezat e Dëshmorëve, në Velani të Prishtinës, me ceremoni shtetërore.
