leoni

Boban Bogdanoviq

Në katër komunat e veriut të vendit kanë fituar bindshëm kandidatët e Listës Serbe

Rezultatet preliminare për zgjedhjet në katër komunat, tregojnë se të katër komunat janë fituar bindshëm nga kandidatët e Listës Serbe. Demokracia në Veprim ka bërë publikimin e rezultateve preliminare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan. Koalicioni i OJQ-ve Demokracia në Veprim ka vëzhguar tërë procesin zgjedhor për kryetar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan. Në bazë të raportimeve nga terreni, dalja e votuesve deri në mbylljen e vendvotimeve në 19:00 është 39% nga 85% e vendvotimeve të procesuara.

 

Rezultatet preliminare të DnV-së për 85% të vendvotimeve të numëruara janë:

Mitrovicë e Veriut:

Lista Serbe, Goran Rakic (95.2%)

Partia Demokratike e Kosovës, Gonxhe Çaushi (3.1%)

Lëvizja Vetëvendosje, Erden Atiq (1.6%)

 

Zubin Potok:

Lista Serbe, Srdjan Vulovic (94.1%)

Partia Demokratike e Kosovës, Hysen Mehmeti (3.1%)

Lëvizja Vetëvendosje, Liridona Kahrimani (2.8%)

 

Leposaviq:

Lista Serbe, Zoran Todic (96.4%)

Partia Demokratike e Kosovës, Shaqir Hetemi (2.1%)

Lëvizja Vetëvendosje, Fisnik Veseli (1.5%)

 

Zveçan:

Lista Serbe, Vucina Jankovic (96.4%)

Lëvizja Vetëvendosje, Avdi Peci (2.2%)

Partia Demokratike e Kosovës, Ilir Peci (1.4%)

“Koalicioni i OJQ-ve Demokracia në Veprim (DnV), ka vëzhguar tërë procesin zgjedhor për kryetar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan. Të gjitha vendvotimet janë mbyllur me kohë. Në bazë të raportimeve nga terreni, dalja e votuesve deri në mbylljen e vendvotimeve në 19:00 është 39% nga 85% e vendvotimeve të proceduara”, thuhet në komunikatën e DnV-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …