Sot në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë fillon punimet konferenca dyditëshe “FSK dhe partnerët”. Në ceremoninë e hapjes nga një fjalë rasti do të mbajnë ministri i MFSK-së, Rrustem Berisha, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, drejtori i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s, gjeneral brigade Ralf Hoffmann dhe komandanti i KFOR-it, gjeneral Giovani Fungo. Konferenca “FSK dhe partnerët”, është e shtata me radhë dhe e dyta për këtë vit, që organizohet nga Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Pjesë e konferencës do të jenë atashetë ushtarakë dhe të mbrojtjes të vendeve partnere, atashetë e FSK-së si dhe përfaqësues të institucioneve qeveritare vendore.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …