Njësitet e Forcës së Sigurisë së Kosovës sot do të parakalojnë në kazermën “Adem Jashari” për nder të 20-vjetorit të çlirimit të vendit. Me një fjalë rasti ushtarëve do t’u drejtohet kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi. Ai, gjithashtu është edhe Komandant Suprem i Forcave të Sigurisë të Kosovës.
