Në Kazermën “Adem Jashari “ të FSK-së u përurua Salla e sportit

Në ambientet e Kazermës ,,Adem Jashari” të Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së, në Prishtinë, sot u mbajt ceremonia e përurimit të Sallës së Sporteve, për pjesëtarët e FSK-së. Në ketë ceremoni të pranishëm ishin: Gjeneral brigade Zymer Halimi drejtor i Drejtorisë për Operacione në Ministrinë për FSK, zëvendëskomandanti i Forcave Tokësore Gjeneral Brigade Gëzim Hazrolli, shefi i Shtabit të Forcave Tokësore Kolonel Naim Haziri, Këshilltari i Komandantit të FSK-së, Kolonel  David  Jones dhe oficerë e nënoficerë të FSK-së. Forca e Sigurisë së Kosovës për çdo ditë  është duke krijuar mundësi dhe hapësira të reja për zhvillimin e e pjesëtarëve të saj, si në aspektin intelektual dhe fizik. Kjo Sallë Sportive do t`u krijoj mundësi të zhvillimit të aktiviteteve të ndryshme fizike të pjesëtarëve të FSK-së. Në këtë aktivitet përurimi, këshilltari i Komandantit të FSK-së,

 

Koloneli David Jones, i cili së shpejti do të përfundoi misionin e tij katërvjeçar në Kosovë, tha:” Jam i impresionuar me kushtet e krijuara për këtë periudhe të shërbimit tim në FSK”.  Koloneli Anglez David Jons dha një kontribut të çmuar në zhvillimin e sportit në FSK në përgjithësi e në veçanti futbollit, ku me këtë rast, për ekipin e futbollit të FSK-së  dha nga një shenjë mirënjohje për të gjithë lojtarët, gjithashtu ai kujtoi se si është luajtur loja e futbollit në mes FSK-së dhe Ushtrisë së Malit të Zi, shpresoj shpejt se do të luani edhe me vendet tjera të rajonit për të promovuar bashkëpunimin në të gjitha fushat”. FSK-ja në planin e saj zhvillimor të infrastrukturës është duke ndërtuar salla të tilla në të gjitha kazermat e saj.

















22. 1. 2106  ora 6 dhe 8.OO

 

Familjarët e të vrarëve e masakruarve nga Oliver
Ivanoviqi, Delibashiqi e të tjerë shprehe të zemëruar dhe shumë të zhgënjyer në
drejtësinë e EULEX-it i cili dënon sipas preferencave të Beogradit. Familjarët
thonë se lirimi i kriminelit të njohur, Delibor Delibashiq, që ka vrarë
shqiptarë qysh prej vitit 1981 është skandaloz. Gani Xhakës i është vrarë
gruaja dhe i është plagosur vajza menjëherë pas lufte, për të cilat veprime 4
personat tjerë të akuzuar bashkë me Ivanoviqin, janë shpallur të pafajshëm. “Kjo
është e tmerrshme. Kjo nuk është drejtësi, por në këtë gjendje i kemi ne
Gjykatat dhe drejtësinë. Njerëzit kanë vdekur e janë vrarë e kriminelët në
liri”, ka thënë Xhaka i cili gjithashtu ka qenë dëshmitar në këtë rast. Kur
është lexuar aktgjykimi nga gjyqtarja rumune, Roxana Comsa, ka pasur shumë
reagime nga publiku, por ajo i ka injoruar dhe përbuzur familjarët për shkak të
reagimit të tyre.

Këshilli Gjyqësor i
EULEX-it në Gjykatën Themelore të Mitrovicës shpalli të pafajshëm katër serb të
akuzuar për krime lufte kundër shqiptarëve gjatë vitit 1999 dhe 2000. Sipas
Këshilli Gjyqësor i EULEX-it, të akuzuarit për krime lufte kundër shqiptarëve,
koloneli i pensionuar i MPB të Serbisë Dragolub Delibashiq, avokati Ilija
Vujaçiq, juristi Nebojsha Vujaçiq dhe profesori Aleksandra Lazoviq, janë të
pafajshëm ndërkohë që i akuzuari tjetër, Oliver Ivanoviq është shpallur fajtor
dhe është dënuar me 9 vite burg. Sipas
aktakuzës së ELEX-it, më 14 prill 1999, në rrugën “Miladin Popoviq”, tani
“Ahmet Selaci” dhe në rrugën për në Bair, Ivanoviq duke vepruar si komandant i
Stacionit në Mitrovicë në kuadër të MPB të Republikës Federale të Jugosllavisë
urdhëroi një grup të caktuar të policëve që të bëjnë krime lufte kundër
personave që nuk ishin direkt të përfshirë në luftime dhe me këtë urdhëroi që
të kryejnë vrasjen e viktimave të nacionalitetit shqiptar, e që janë: Fatmir
Mustafa, Skënder Paqarada, Avni Abazi, Mehmet Sefari, Isa Mustafa, Xhemshit
Smajli, Behxhet Ferizi, Mentor Mehana dhe Shefki Kosumi. Si rezultat i kësaj,
nën komandën dhe kontrollin e Ivanovicit janë pushkatuar për vdekje Fatmir
Mustafa, Skënder Paqarada, Avni Abazi dhe Mehmet Sefari. Ndërsa pas luftës, më
3 shkurt të vitit 2000, grupe të policëve të MUP-it dhe të Rojave të Urës iu
bashkuan një grupi spontan të serbëve të Mitrovicës Veriore, të cilët hynë në
ndërtesat ku jetonin familje t shqiptare, me qëllim të dëbimit të tyre dhe me
qëllim final që t’i vrisnin, dhe i vranë personat në vazhdim duke përdorur
mjete eksplozive, armë dhe thika.

10 ditë pas grevës së urisë së kryetarit të komunës
së Skënderajt, Sami Lushtku, në Burgun e Sigurisë së lartë në Gërdoc a reaguar
edhe PDK-ja. Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës, në takimin e radhës që
ka mbajtur nën drejtimin e kryetarit Hashim Thaçi shprehu shqetësimin në lidhje
me gjendjen shëndetësore dhe trajtimin e kryetarit të Komunës së Skenderajt,
Sami Lushtaku. “PDK kërkon që Lushtaku të ketë trajtim adekuat shëndetësor,
gjersa kujdesi për shëndetin e tij të jetë i plotë, ligjor dhe human”, thuhet
në njoftimin e kësaj partie. “PDK, shpreh kërkesën publike për kolegjin
gjyqësor të EULEX-it që rastin shëndetësor të kryetarit Lushtaku ta trajtojë sa
më shpejtë, në mënyrë që të mos rrezikohet jeta dhe shëndeti i tij”, thuhet më
tej në njoftim.

 

Projektrezoluta e Partisë Demokratike për të nderuar
figurën e Ibrahim Rugovës, është refuzuar nga shumica parlamentare. Kryetarja e
Komisionit të Jashtëm ka refuzuar ta marrë në shqyrtim projektrezolutën e
PD-së, ashtu siç u propozua në seancën plenare.  PD-ja kërkonte vendosjen e shtatores së
Ibrahim Rugovës në një nga sheshet kryesore të Tiranës. Seanca nisi pikërisht
me debatin ndërmjet Palokës dhe Braçës për këtë projektrezolutë, që deputeti i
PS-së e quajti “të turpshëm dhe të padenjë as për fëmijë të klasës së 9-të”.

Duke komentuar
dënimin simbolik të kriminelit, Oliver Ivanoviq për krimet e luftës kundër
shqiptarëve më 9 vite burg, kryetari i Qendrës Rajonale të Këshillit për
Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Halit Berani ka deklaruar se
dënimi prej 9 vjetësh për ish-liderin e Iniciativës serbe, Oliver Ivanoviq,
është qesharak. Duke pas parasysh se Oliver Ivanoviq është pjesëmarrës i tri
masakrave në Mitrovicë ku janë pushkatuar 49-të shqiptarë pa dallim moshe e
gjinie dhe dënimi me nëntë vjet burg është dënim minimal dhe nuk thotë asgjë.
Të dënosh një komandat të UÇK-së me 12 vjet burg, ku as varri i viktimës nuk i
dihet, ndërsa Ivanoviqin me nëntë vjet burg ku 49 shqiptarë janë pushkatuar
është absurde. Gjithsesi do të bëjmë ankesë dhe do të ngrisim kallëzim penal
tjetër. Do shtojmë edhe disa argumente dhe disa dëshmitarë që nuk kanë qenë në
këtë gjykim, dhe sigurisht ai do të rigjykohet prapë sepse ky dënim është
qesharak, ka theksuar aktivisti i njohur për liritë dhe të drejat e njeriut,
Halit Berani.

Gjatë një prononcimi për Radion Kosova e Lirë,
bashkëpunëtorja shkencore e Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës në
Kosovë, Fitnete Ramosaj ka thënë se dënimi i kriminelit,  Oliver Ivanoviq me 9 vite burg për
vrasjen  e vrasjes së 49
shqiptarëve, është dënimi minimal i mundshëm. Njohësja e mirë e veprimtarisë
kriminale të organizatave serbe, ka theksuar se në dënimin prej 9 vjetësh për
Oliver Ivanoviqin është përfshirë vetëm rasti i vrasjes apo i masakrës në
rrugën e Kovaçëve, në prill të vitit 1999 kur janë ekzekutuar 26 civil shqiptar.
Do të thotë ky është dënimi më i ulët i mundshëm që ka mundur me ndodhë.
Ndërkaq për rastin e krimeve, vrasjeve, masakrave, spastrimit etnik që ka
ndodhë në pjesën veriore të Mitrovicës kur janë dëbuar mijëra civil shqiptar
nga trojet dhe shtëpitë e tyre, ku janë vrarë 11 civil dhe janë plagosur mbi 40
të tjerë, edhe Oliver Ivanoviq edhe bashkëpunëtorët e tjerë, Dragolub
Delibashiq, që ka qenë përgjegjës i MUP të Serbisë, avokati Ilija Vujaçiq,
juristi Nebojsha Vujaçiq dhe profesori Aleksandra Lazoviq të gjithë këta janë
liruar të pafajshëm. Kjo është diçka nonsens, është thjesht ndarje e drejtësisë
së njëanshme kur kihet parasysh presionet që u janë bërë dëshmitarëve dhe mos
thirrur për të dëshmuar e familjarëve të viktimave që kanë pësuar nga Oliver
Ivanoviqi dhe bashkëpunëtorët e tij.

Miratimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit në Parlamentin Evropian,
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka konsideruar si një hap përpara drejt
integrimit evropian. Megjithëse MSA-ja e miratuar sot në Parlamentin Evropian
nuk është e plotë, siç ka qenë për vende tjera, rëndësia e miratimit të saj,
është edhe një hallkë më shumë, drejt fillimit të një marrëdhënie të re në mes
të BE-së dhe Republikës së Kosovës e cila vjen edhe si rezultat i një
përpjekjeje të disa brezave qeverisës në Kosovë. AAK vlerëson se miratimi i
MSA-së jodomosdoshmërisht është garanci për rrugë të shpejt për anëtarësim në
BE, sepse anëtarësimi në BE është drejtpërdrejt i ndërlidhur me nivelin e
qeverisjes së brendshme dhe demokratizimin në tërësi, thuhet në mes tjerash në
komunikatën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.


Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …