Në kazermën e Brigadës 132 të Ushtrisë Kroate u mbajt ceremonia e Kontingjentit të 36-të për operacionin e KFOR-it, në Kosovë

Në kazermën e Brigadës 132 të Ushtrisë Kroate në Nashice është mbajtur lamtumira ceremoniale e Kontingjentit të 36-të kroat për operacionin e KFOR-it në Republikën e Kosovës. 130 anëtarë të Ushtrisë Kroate, përfshirë gjashtë gra, po vijnë në vendin tonë. Mënyra e organizimit të kësaj ngjarjeje i ka përplasur presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviq dhe ministrin kroat të Mbrojtjes, Mario Banozhiq.  Në ceremoni mori pjesë vetëm kryetari i Kroacisë dhe komandanti suprem i Forcave të Armatosura të Kroacisë, Zoran Milanoviq. I pranishëm është dashur të ishte edhe ministri i Mbrojtjes, Mario Banozhiq, por në momentin e fundit ai e ka anuluar pjesëmarrjen, por ka shkruar se  “Ushtria kroate është mbi të gjithë ne politikanët. Ne jemi të gjithë kalimtarë… Unë nuk shkova në kazermën Nashice ”132. Brigada HV” për ta përcjellur kontingjentin e 36-të kroat në operacionin e NATO-s – KFOR-it sepse nuk dua të marr pjesë në lojën e një zotërie që fatkeqësisht nuk i kupton dy fjalitë e para të këtij njoftimi. U uroj anëtarëve të kontingjentit të 36-të kroat rrugëtim të mbarë dhe mision të suksesshëm. Shihemi së shpejti”, ka shkruar ministri kroat, Mario Banozhiq.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …