Në Këpuz të Klinës është zbuluar pllaka në vendin e organizimit të stërvitjeve të para ushtarake të UÇK-së

Në Këpuz të Klinës është zbuluar pllaka në vendin e organizimit të stërvitjeve të para ushtarake të UÇK-së

Në Këpuz të Klinës është zbuluar pllaka në vendin e organizimit të stërvitjeve të para ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo është bërë në shkollën “Azem Bejta” në këtë fshat. Sipas luftëtarëve të UÇK-së, nga ky vend kanë dalë, dy uraganet më të mëdhenj të UÇK-së, Mujë Krasniqi e Skënder Rexhepi. Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka falënderuar të gjithë bashkëluftëtarët e tij, duke thënë se mësimet që i kanë marrë në Këpuz i kanë zbatuar në luftë. Këpuza është quajtur fshat bujar, pasi jo rastësisht ishte përzgjedhur si vend nga UÇK-ja për organizimin e stërvitjeve ushtarake.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …