Në Këshillin Ndërministror për Ujëra ministri Mustafa e prezanton Master Planin e Ujitjes së Tokave Bujqësore të Kosovës

Në Këshillin Ndërministror për Ujëra ministri Mustafa e prezanton Master Planin e Ujitjes së Tokave Bujqësore

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa prezantoi Master Planin e Ujitjes së Tokave Bujqësore të Kosovës në Këshillin Ndërministror për Ujëra. Mustafa, shpalosi prioritetet e këtij Master Plani, i cili parasheh përfshirjen e të gjitha tokave bujqësore në sistemin e ujitjes. Sipas tij, me zbatimin e këtij plani, do të rritet hapësira e tokave bujqësore që përfshihen nën ujitje, nga 20 mijë hektarë në 90 mijë hektarë. Tutje, ai sqaroi se për zbatimin e këtij Master Plani, do të nevojiten 590 milionë euro investim. “Ky investim në ujitje, do të jetë për bujqësinë tonë, për të shumëfishuar prodhimin bujqësor dhe të ushqimit cilësor për familjet tona”, tha tutje Mustafa. Me këtë Master Plan janë paraparë projekte madhore rehabilitimi, zgjerimi të rrjetit dhe krijimit të skemave të reja të ujitjes, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …