Coronavirus Kinë

Në Kinën me 1 miliardë e 500 milionë banorë dje pati 57 raste të reja të virusit, përfshirë 39 infeksione të importuara

Autoritetet në Kinë sot kanë hequr bllokadën në qytetin verior Xi-an pasi numri i infeksioneve ditore ra në zero, por shtuan testimet dhe masat në kryeqytetin Pekin nga frika e përhapjes së koronavirusit, raporton agjencia Anadolu. Xi’an, kryeqyteti i provincës veriperëndimore Shaan-xi, u vendos nën bllokadë të rreptë më 23 dhjetor të vitit 2021, pasi koronavirusi filloi të përhapet në qytetin me rreth 13 milionë banorë.

Gjithsej 57 raste të reja të virusit, përfshirë 39 infeksione të importuara, janë raportuar në gjithë Kinën gjatë ditës së kaluar. Numri i përgjithshëm i rasteve të koronavirusit në Kinë është 105.660, përfshirë 4. 636 vdekje. Pekini, nikoqiri i Lojërave Olimpike Dimërore, të cilat do të fillojnë javën e ardhshme, ka regjistruar gjashtë raste të transmetimit lokal të virusit, ndërsa 55 raste janë raportuar në dhjetë ditët e fundit. Kjo është arsyeja pse testimet masive kanë filluar në Pekin.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …