Ka nisur asfaltimi i rrugës së fshatrave Shtupel-Ranoc të komunës së Klinës, një arterie kjo shumë e rëndësishme e cila krijon lehtësi në lëvizjen e banorëve të kësaj ane dhe lidhje më të shpejt e të lehtë me qendrën e Klinës.
Rruga është e gjatë 3 km dhe ka kushtuar rreth 140 mijë euro. Në ceremoninë e përurimit të kësaj rruge ka marrë pjese edhe kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota i cili ka uruar banorët për rrugën.
Asfaltimi i kësaj rruge krijon një lidhje të mire në mes fshatrave verilindorë me ato të Lugut të Drinit, rrugë kjo e cila pothuajse ka qenë e pakalueshme për automjete.
Në komunën e Klinës, kanë nisur të realizohen dhe janë në procedure edhe shumë projekte tjera në infrastrukturë rrugore dhe fusha tjera.