Në qytetin e Klinës, të enjten kanë filluar punimet në asfaltimin e dy rrugëve, rrugës “Mic Sokoli” me gjatësi prej 179 metra dhe rruga “ Kuvendi i Lezhës” me gjatësi prej 268 metrave, në ceremoninë e fillimit të punimeve ishte edhe kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota.
Këto dy rrugë pritet të përfundojnë sipas planit dinamik prej 13 ditësh. Punimet do të kryhen nga kompania “NN Mirusha”.
Kostoja e këtij projekti është 19.222.20 euro, financuar nga Komuna e Klinës.