Në Klinë hapet ekspozita e piktorit Shahadin Mejzini

Në Qendrën e Kulturës “Jehona e Dukagjinit”, në Klinë,  është  hapur  ekspozita personale e piktorit Shahadin Mejzini.

Artdashësit klinas patën rastin që të jenë prezent në ekspozitën e hapur të piktorit opojan Shahadin Mejzini. Te pranishëm ishin edhe kryetari i komunës së Klinës, z. Sokol Bashota së bashku me stafin e tij, nënkryetari i komunës së Dragashit Selami Saitin,  si dhe miq, kolegë që i kontribuan këtij manifestimi dhe shumë qytetarë klinas.

Është vlerësuar se “Tablotë e krijuesit Mejzini, shquhen për imazhe dhe vlera shpirtërore  që rezultojnë si dukuri e formës së llojllojshme artistike, përmes ngjyrave intensive të pastra, të ngrohta dhe me ndjenja. Theks të veçantë të formave të autorit i kanë dhënë kuptimin e brendshëm dhe atë psikologjik individual. Nocioni i abstraksionit është i përgjithësuar dhe i precizuar në kohë dhe hapësirë. Dominon forma dhe vibrimet e ngjyrave që përfaqësojnë tredimensionalitetin”.

Kjo ekspozitë që është hapur në galerinë e Qendrës së Kulturës “ Jehona e Dukagjinit” në Klinë, paraqet  një pasqyrë reale të zhvillimit të artit modern në Kosovë dhe i inkurajon që krijuesit e rinj të talentuar tu jepet një mundësi e shpalosjes së vlerave krijuese.

Ekspozita do të qëndroj e hapur deri me 5 maj 2016..!!

Kontrolloni gjithashtu

Me rastin e vdekjes tragjike të nxënësit Bleart Bekim Krasniqi, Drejtoresha e Arsimit në Malishevë, Arbëreshë Krasniqi ka ngushëlluar familjen, personelin arsimor dhe nxënësit e SHFMU “Hilmi Hoti”

Me rastin e vdekjes së nxënësit Bleart Bekim Krasniqi – 21.11.2011- 18.09.2024 – Nxënës në …