Në Klinë u mbajt debat publik për harta zonale të komunës

Në Klinë është mbajtur debat me qytetarë në të cilin Drejtoria e Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit në Klinë në bashkëpunim me kompaninë “INSI”, kanë prezantuar Hartat Zonale të komunës së Klinës. Hartimin e dokumenteve të planifikimit hapësinor e bënë autoriteti përgjegjës komunal për planifikim dhe menaxhim hapësinor. Në kuadër të kësaj përgjegjësie komuna është hartuese e Hartës Zonale Komunale. Me anë të konkursit të projektimit është zgjedhur Kompania Projektuese “ INSI” nga Prishtina për përgatitje profesionale të kësaj harte. Brenda 12 muajve, qytetarët e Klinës, OJQ-të, ekspertet dhe mekanizmat tjerë, ftohën që me propozime, sugjerime dhe komente të behën pjesë në përgatitjen e këtij dokumenti. Harta Zonale e Komunës së Klinës është një dokument multi-sektorial që përmes grafikoneve, fotografive, hartave dhe tekstit përcakton hollësisht llojin, destinimin, shfrytëzimin e planifikuar të hapësirës dhe masat e veprimit të cilat bazohen në kohëzgjatje dhe projeksione të arritshme të investimeve publike dhe private për tërë territorin e Komunës, për një periudhe së paku tetë ( 8 ) vjeçare. Planifikohet të mbahet nga një debat publik në secilën fazë të procesit. Harta Zonale e Komunës së Klinës bazohet në Planin Hapësinor të Kosovës dhe Hartën Zonale të Kosovës. Baki Gashi, drejtor i Urbanizmit, tha se DUMM është e përkushtuar të bashkëpunoj ngushtë me të gjitha palët e interesuara që janë të gatshme për përgatitjen e një harte zonale të qëndrueshme për komunën e Klinës dhe pronat e qytetarëve. Ekspert të Kompanisë “ INSI”, kanë paraqitur me grafikonë situatën aktuale në Komunën e Klinës dhe çështjet që do të trajtohen me hartë zonale.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …