Në Klinë, u mbajt takimi i rregullt javor i Këshillit të Drejtorëve Komunal

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, në takimin e rregullt javor me drejtorët komunal, ka kërkuar që të identifikohen problemet që shkaktojnë vërshimet dhe të shikohet mundësia që të intervenohet në ato pjese ku ka mundësi për të parandaluar vërshimet eventuale. Drejtori për Shërbime Publike dhe Emergjente, Ibër Elezaj, ka treguar se ka pasur vërshime të tokave bujqësore dhe në disa rrugë, por nuk ka qenë në nivelin shqetësues. Ekipet Komunale, kanë monitoruar situatën dhe nuk ka pasur nevojë për evakuim të asnjë familje. “Situata është menaxhuar mirë, i kemi vizituar disa fshatra dhe ka pasur edhe probleme të shkaktuara nga prurjet e shumta të ujit nga përroskat, por me një ndërhyrje të vogël, në të ardhmen këto telashe mund të tejkalohen për të parandaluar vërshimet”, ka thënë Elezaj. Është biseduar për banesat për kategoritë e luftës. Kryetari Elezaj, ka kërkuar që të ndërmerren gjithë hapat e duhur për fillimin e procedurave për ndarjen e banesave për kategoritë e luftës si dhe të identifikohen të gjitha banesat që janë pronë komunale ( të zbrazëta), që t’iu jepen në shfrytëzim qytetarëve që kanë nevoje. Kryetari Elezaj, ka paralajmëruar se do të fillojnë vizitat nëpër fshatra të Komunës së Klinës, për të identifikuar problemet dhe hallet e qytetarëve të cilat do të futen në buxhet për vitin 2019. Në këtë takim, është biseduar edhe për çështje tjera organizative dhe përgatitjen e projekteve në fusha të ndryshme që pritet të realizohen këtë vit, të hyrat komunale të cilat kanë një trend të mirë dhe mirëmbajtjen e rrugëve. Elezaj, ka kërkuar edhe njëherë që gjitha ato firma që nuk i kryejnë punët si duhet dhe me kohë sipas kontratës t’iu bëhet vërejtje me shkrim.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …