Në Klinë, vazhdojnë aktivitetet në 10- vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Në Komunën e Klinës, kanë vazhduar aktivitetet në 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Në Restorant “Fontana”, u mbajt debati, ‘‘KULTURA NË KLINË’’ ku kryetari i Komunës, Prof.Dr. Zenun Elezaj, përshëndeti te gjithë te pranishmit dhe u uroj 10- vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Pastaj, foli Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Skender Merturi, i cili premtoi bashkëpunim në fushën e artit dhe fushat tjera të kulturës. U fol edhe për trashëgiminë, festivalet, teatrin, letërsinë, artet pamore, bibliotekat, aktivitetet me shkollat dhe për idenë themelimit të ansamblit të këngëve dhe valleve. Aktivitet tjetër ishte, koncerti kulturo-artistik në të cilin përformuan nxënës nga shkollat: “Motrat Qiriazi” e “Ismet Rraci” në Klinë, “Dëshmorët e Qëndresës” Gllarevë, “At’Shtjefën Gjeqovi” Zllakuqan, “Zgjimi” Gremnik, “Isa Boletini” Drenoc dhe grupi nga Caritasi Umbria Toscana në Zllakuqan. Fjalën e paraqiti Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport Skender Merturi. Në hollin e galerisë se Qendrës se Kulturës u hap ekspozita e artisteve figurativ nga Klina, Peja, Mitrovica e tjera. Në sport është zhvilluar finalja në futboll të vogël. Këshilli i Bashkësisë Islame ka mundur Policinë e Kosovës në Klinë. Të dy finalistët janë shpërblyer me kupë. Në paraloje në futboll të vogël, KFF “Dukagjini” mundi KFF “Malishevë”. Vendi i parë u shpërblye me kupë, ndërsa vendi i dytë me top futbolli. Aktivitetet janë duke u mbajtur në përkujdesje të Kryetarit Zenun Elezaj, organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport. Edhe nesër janë parapare aktivitetet tjera në përvjetorin e dhjetë të Pavarësisë së Kosovës, që fillojnë në ora 10:00.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …