leoni

Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare janë kryer rreth 1 mijë 300 operacione të suksesshme gjatë vitit të kaluar

Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare janë kryer rreth 1 mijë 300 operacione të suksesshme gjatë vitit të kaluar. Drejtori i kësaj klinike, Hajriz Rudari ka thënë se nga këto operacione, 300 sosh ishin intervenime në vena. Ai ka shtuar më tutje se edhe pse është numri më i lartë i operacioneve të tilla ndonjëherë, lista e pritjes së pacientëve për operacione të venave mbetet ende shumë e gjatë, që nga paslufta. “Klinika e Kirurgjisë Vaskulare është e vetmja qendër në Kosovë që jep shërbime nga kjo patologji, domethënë vetëm në QKUK për momentin ofrohen shërbime të llojit të tillë, patologji vaskulare” ka theksuar specialisti i mjekësisë, Hajriz Rudari.  Ai ka thënë më tutje se fatmirësisht, patologjia e venave zakonisht nuk e rrezikon jetën e pacientit, prandaj prioritet marrin rastet më të rënda.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri

Lutfi Haziri akuzon Vetëvendosjen për bllokim të qëllimshëm të konstituimit të Kuvendit

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për …