Njoftim nga Bordi Drejtues i SHSKUK-së lidhur me furnizimin me oksigjen mjekësor

Në Klinikën Emergjente sot shërbimet shëndetësore po ofrohen vetëm për rastet kur ka rrezik për jetë

Punëtorët shëndetësor të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës sot kanë hyrë në grevë 24 orëshe, të cilët po kërkojnë ngritjen e pagave për mjekët dhe punëtorët teknik të këtij sektori. Në grevë ka hyrë edhe Klinika Emergjente në QKUK, megjithatë shërbime shëndetësore po ofrohen vetëm për rastet kur ka rrezik për jetë. Drejtori i kësaj Klinike, Basri Lenjani, ka thënë se do të pranojnë vetëm rastet emergjente. Ai ka bërë të ditur se si staf i Klinikës Emergjente mbështesin kërkesat e profesionistëve shëndetësor. “Duke u bazuar në ligjin për kujdesin emergjent të Kosovës Klinika Emergjente është detyruar të ofrojë kujdes mjekësor për të gjithë ata të sëmurët të cilët e kanë jetën në rrezik. Klinika Emergjente si çdo herë ka qenë mbështetëse për t’i plotësuar kërkesat e profesionistëve të kujdesit shëndetësor” tha ai. Grevistët paralajmëruan se në rast të mos përmbushjes së kërkesave të tyre punëtorët shëndetësor paralajmërojnë se mund të ketë masa edhe më radikale sindikaliste. Qytetarë të shumtë në Klinikat tjera të QKUK-së nuk kanë mundur të marrin shërbime shëndetësore, disa prej tyre nuk kanë pranuar të flasin para kamerës por janë shprehur se mbështetin grevën e punëtorëve shëndetësor. Megjithatë, ka pasur edhe të tillë që kanë kundërshtuar grevën e tyre. Greva e punëtorëve shëndetësor në QKUK ka filluar në orën 7 të mëngjesit.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …