51 persona të infektuar me virusin korona janë duke u trajtuar aktualisht në Klinikën Infektive të QKUK-së. Infektologu Valbon Krasniqi ka thënë se shtatë prej të infektuarve janë me oksigjeno-terapi, dy prej të cilëve janë në gjendje më të rëndë. Sipas tij, gjendja e 44 pacientëve të tjerë është e mirë. Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se të premten janë testuar 263 mostra të marra nga Klinika Infektive, nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, si dhe nga karantina në Qendrën Studentore. Nga testimi i këtyre mostrave, 34 kanë rezultuar pozitive. Rastet pozitive janë raste kontakti nga Gjilani, Prizreni, Ferizaj, Rahoveci, Dragashi, Prishtina, Skenderaj, Malisheva dhe Zveçani
