Në Klinikën Infektive të QKUK-së, janë të hospitalizuar gjithsej 47 pacientë me Covid-19, derisa klinika është në pritje të rezultateve edhe për 2 raste të tjera, derisa gjithsej 6 raste kanë rezultuar negative . Gjendja e pacientëve është si vijon: Nga 47 pacientët e infektuar, 40 pacientë janë në gjendje stabile, 5 pacientë kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, në mjekimin intensiv janë në gjendje të rëndë dhe në ventilim mekanik dy pacientë. Nga njoftimi paraprak, është bërë e ditur se, sot më 06 prill, në Klinikën Infektive në Repartin e Mjekimit Intensiv kanë ndërruar jetë dy pacientë. Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brenda-spitalor, përpos 4 infermiereve të infektuara më parë të cilat janë në gjendje të mirë shëndetësore; tri infermiere janë të hospitalizuara në klinikë, ndërsa njëra është e vetizoluar në shtëpi.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …