BQK

Në kohën krizës sociale, në Kosovë BQK-ja ka shënuar rritje për 12.4%. Depozituesi merr 1 %, ndërsa Banka merr afër 6 % nga kredi-marrësi

Vlera e depozitave të klientëve në dhjetë bankat komerciale të Kosovës ka arritur në mbi 4.9 miliardë euro. Nga kjo vlerë, më shumë se 3.3 miliardë euro janë depozita të qytetarëve, ndërsa pjesa tjetër u takon ndërmarrjeve. Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, vlera e depozitave në vitin 2021 ka shënuar rritje për 12.4 për qind, në krahasim me vitin 2020. Më saktësisht, sipas BQK-së, vlera e depozitave të reja, të arkëtuara vitin e kaluar, ka arritur në 446.1 milionë euro. Nga Shoqata e Bankave në Kosovë thonë se pjesa më e madhe e depozitave – mbi 76 për qind – është shfrytëzuar nga bankat për kreditim të ekonomisë. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, norma mesatare e interesit në depozitat e afatizuara në sektorin bankar gjatë periudhës janar-dhjetor 2021 ka qenë 1.3 për qind, ndërsa norma e interesit për kreditë e marra sillet në rreth 5.8 për qind. Kjo është plaçka kapitaliste që u bën qytetarëve Banka e Kosovës. Depozituesi merr 1 për qind, ndërsa  Banka merr  afër 6 për qind nga kredi-marrësi.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …