Kuvendi

Në kohën kur deputetët diskutonin dështimet në politikën e jashtme, kryeministri Kurti dhe ministrja Shvarc u larguan nga salla

ëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka arsyetuar kryeministrin Kurti dhe ministren Gërvalla, që lëshuan seancën e Kuvendit derisa po debatohej për politikën e jashtme. Ai ka thënë se shtyrja e seancës për shkak të mosprezencës së tyre më shumë duket të jetë pretekst se sa arsye. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, njoftoi për largimin e kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla nga seanca, për një takim që ajo e kishte në agjendë. Për largimin e ministres Gërvalla reaguan deputetët e Partisë Demokratike të  Kosovës dhe të Aleancës  për Ardhmërinë e Kosovës, të cilët u larguan nga salla.

Kryekuvendari Konjufca, deklaroi se nuk ka kuorum për ta vazhduar seancën.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri

Lutfi Haziri akuzon Vetëvendosjen për bllokim të qëllimshëm të konstituimit të Kuvendit

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për …