Në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë është diskutuar për masat e BE-së ndaj Kosovës dhe Këshillin e Evropës

Në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë është diskutuar për masat e BE-së ndaj Kosovës dhe Këshillin e Evropës

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se në takimin me Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë kanë diskutuar për masat e BE’së ndaj Kosovës dhe Këshillin e Evropës. Pas përfundimit të këtij takimi në deklarimin e tij, Rohde ka lënë të kuptohet se së shpejti do të merret një vendim, siç tha ai “për ta zhbllokuar situatën”. “Patëm një takim miqësor dhe të mirë për çështjet aktuale, Këshillin e Evropës, heqjen e masave dhe kam treguar pozicionin e Gjermanisë si partner i ngushtë i Kosovës në Evropë dhe së shpejti do të kemi vendime të cilat e zhbllokojnë situatën”, ka deklaruar Rohde. Edhe kryetarja e komisionit, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni ka thënë se tema fokus e këtij takimi ka qenë çështja e largimit të masave ndaj Kosovës. “Kemi diskutuar në veçanti për çështjen e largimit të masave. Ky takim ka ardhur si nismë disa takimeve te tjera që do ti kemi me ambasadorë për t’u bashkuar thirrjes për heqjen e masave.

Kontrolloni gjithashtu

Nuredin Ibishi

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, kërkoi që Bashkësia ndërkombëtare të marrë hapa të duhur në veri

Njohësi i çështjeve të sigurisë,  Nuredin Ibishi,  ka deklaruar se veprimet e fundit në pikën …