Aprovimi për shqyrtimin e tërheqjes së mjeteve të Trustit, ka dështuar të kalojë në Komisionin për Ekonomi e Financa or, pavarësisht kësaj, ligji do të dërgohet në Kuvend. Sot në Prishtinë të mbahet një protestë pro tërheqjes së parave të Trustit. Mbështetje protestës i ka dhënë edhe AAK. Deputeti i kësaj partie, Pak Lekaj, në një prononcim për Gazeta Blic, ka thënë se Grupi Parlamentar është takuar me organizatorët e protestës. Protesta e qytetarëve është një e drejtë e tyre të cilën kosovarët do ta shfrytëzojnë ditën e enjte për të reaguar në lidhje me tërheqjen e Trustit. Ne si Grup Parlamentar i AAK-së kemi takuar përfaqësues nga Grupi organizator i Protestës mbi tërheqjen e 30% të Trustit, dhe pa dyshim që i kemi ofruar mbështetjen tonë”, tha ai për Gazeta Blic. Lekaj vlerëson se protesta është paqësore dhe se ideja është që tu bëhet thirrje deputetëve që ta votojnë Projektligjin për tërheqjen e Trustit.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri izraelit i Bashkëpunimit Rajonal, David Amsalem, ka bërë thirrje për një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Hamasin
Ministri izraelit i Bashkëpunimit Rajonal, David Amsalem, ka bërë thirrje për një “marrëveshje gjithëpërfshirëse” të …