Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, është qytetari i parë që pajisët më Certifikatën e Lindjes në E-Kioskun e vendosur në hyrje të objektit të Komunë së Deçanit, i cili do të jet në shërbim të qytetarëve 24/7. Me këtë rast kryetari Ramosaj tha se ’’Për të realizuar këtë premtim ndaj qytetarëve të komunës së Deçanit, duhet të falënderoi Drejtorin e Administratës Komunale, Jashar Dobraj, për përkushtimin e tij në realizimin e këtij projekti mjaftë të rëndësishëm për qytetarët. Ne si Institucion Komunal, në vazhdimësi jemi duke bërë përpjekje që qytetarëve të u krijojmë kushte më të mira dhe lehtësim të proceduarve. Një ndërë premtimet tona është edhe vendosja e E-Kioskut tha Ramosaj”. Në E-Kioskun i cili tashmë është funksionalizuar qytetarët mund të pajisën më këto lloje të dokumenteve 24 orë e 7 dit në jave:
-
Ekstraktin e Lindjes
-
Certifikatën e Lindjes
-
Certifikatën Martesore
-
Certifikatën e Vendbanimit
-
Deklaratën e Bashkësisë Familjare si dhe
-
Certifikatën e Shtëpisë.