leoni

Në komunën e Deçanit u mbajt Konsultimi Publik për Projekt Rregulloren për Menaxhimin e Mbeturinave

Në komunën e Deçanit u mbajt Konsultimi Publik për Projekt Rregulloren për Menaxhimin e Mbeturinave. Konsultimin e udhëhoqi, z. Mon Selmanaj, të pranishëm ishin, drejtori i Shërbimeve Publike, z. Izet  Zenuni, përfaqësues të OSB- së dhe zyrtarë komunal. Drejtori  i Shërbimeve Publike, z. Izet Zenuni, tha se kjo rregullore ka për qëllim funksionimin e sistemit të menaxhimin të mbeturinave, në mënyrë që të mbrohet shëndeti publike. Ndërsa, znj. Gentiana Iberhysaj Mazrekaj zyrtare komunale, tha se në këtë rregullore janë të përfshira klasifikimi dhe riciklim i mbeturinave. Ky takim u përmbyll me apelin që mos të hedhen mbeturinat, të ruhet ambientin.

 

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …