Nën organizimin e Shoqatës së Pedagogëve të Kulturës Fizike dhe Sportit në Deçan, me mbështetjen e Kryetarit të komunës, z. Bashkim Ramosaj, në bashkëpunim me Drejtorinë komunale të Arsimit, u mbajtën garat Komunale në Ping Pong për të dy gjinitë. Prezent Ishin 17 ekipe konkurruese pjesëmarrëse, 10 shkolla me ekipe meshkuj, 7 shkolla me ekipe femra. Garat u zhvilluan në Palestrën e Edukatës Fizike në SHFMU “ Maxhun Çekaj ” – Irzniq. Vendin e parë në kategorinë e meshkujve e zunë nxënësit nga shkolla “Maxhun Çekaj ” të përgatitur nga profesori Venon Lushaj, Vendin e dytë e zunë nxënësit nga shkolla “Isa Boletini” të përgatitur nga profesori Shyqri Zeqiraj, Vendin e parë në kategorinë e vajzave e zunë nxënësit e shkollës “Isa Boletini” në Isniq. Vendin e dytë e zunë nxënësit e shkollës “Maxhun Çekaj” Irzniq!