Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, bashkë me koordinatorin e performancës komunale, Albion Sherifi si dhe zyrtarë të tjerë raportues të perfomancës komunale, janë takuar me drejtues të DEMOS-it. Qëllimi i këtij takimi ishte që të diskutohet nga afër lidhur me performancën e komunës gjatë viteve 2018-2022 dhe grantin e fituar përgjatë viteve, procesi i rishikimit të SMPK-së dhe GPK-së, projektet e financuara nga granti i performancës. Po ashtu, janë diskutuar edhe çështje të tjera që ndërlidhen me grantin e performancës komunale. Në këtë takim nënkryetari Aliu dhe koordinatori Sherifi, kanë paraqitur vërejtët e tyre në lidhje me këtë proces, por edhe ndryshimet e mundshme që duhet të bëhen në sistemin e perfomancës komunale. Përfaqësuesit e DEMOS-it janë shprehur se do të mundohen që sadopak do të mundohen që t’ju dalin në ndihmë komunave në lidhje më këtë proces shumë të rëndësishëm për të gjitha institucionet.