Korniza Afatmesme Buxhetore diskutohet në mbledhjen e KPF-së
Këtë të hënë Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Xhavit Zariqi, bashkë me anëtarët e KPF-së, kanë mbajtur mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje ka marrë pjesë nënkryetari i Komunës Lulzim Aliu, si dhe drejtorët e drejtorive komunale.
Në këtë mbledhje është bërë propozim-vendimin për planin komunal për ri integrim të qëndrueshëm të personave të riatdhesuar dhe ri integrimin e të huajve në komunën e Ferizajt për vitet 2023-2025, si dhe propozim-vendimin për miratimin e Planit të Integritetit 2023-2027.
Ndërsa drejtorja e Drejtorisë së Financave Sebahate Ajeti Sadiku, ka bërë propozim-vendimin për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2024-2026. Ajo tha se buxheti i komunës së Ferizajt për vitin 2024, kap shumën 41,584,918.00 euro, ndërsa vetëm për investime kapitale janë parapare 12,250,000.00 euro. Mjete janë parapare edhe për subvencione dhe transfere rreth 1,350,000.00 euro.
Mbledhja e Kuvendit të Komunës do të mbahet nesër duke filluar nga ora 10:00.