Në komunën e Ferizajt diskutohet për mundësinë e bashkëpunimit me  UNDP-in

Gjatë ditës së sotme Nënkryetari i Komunës së Ferizajt Lulzim Aliu bashkë me zëdhënësin e komunës Selim Marevci dhe Agron Ajazi këshilltar i jashtëm në kabinetin e kryetarit, Agim Aliu, kanë pritur në një takim  përfaqësuesit e UNDP-së, Misioni në Kosovë, znj. Sara Luaces (Analiste për Zhvillimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, Regional Hub Panama) dhe z. Alban Kryeziu, menaxher projekti. Diskutimet u fokusuan në mundësinë e bashkëpunimit në kuadër të Programit të ri të UNDP-së, i cili synon të rrisë qëndrueshmërinë ekonomike të bizneseve mikro, të vogla dhe të mesme në Kosovë. Gjatë këtij takimi u diskutuan tri metodologjitë bazë të programit dhe modalitetet teknike për mundësinë e përfshirjes së komunës së Ferizajt në këtë program. Nënkryetari, Lulzim Aliu shprehu falënderimet e tij për përfaqësuesit e UNDP-së dhe mirënjohjen për bashkëpunimin e vazhdueshëm, duke theksuar përkushtimin e komunës së Ferizajt për të mbështetur bizneset lokale. Ai u zotua për të shtyrë përpara synimet e përbashkëta për të mbështetur bizneset në komunën e Ferizajt. Në ditët në vijim, do të mbahen takime të tjera në nivel teknik për të diskutuar mbi modalitetet e implementimit dhe afatet kohore. Komuna e Ferizajt vazhdon me traditën e mbështetjes së bizneseve dhe ekonomive familjare në të gjitha sferat.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …