Në Qendrën e Trajnimeve në SHFMU “Tefik Çanga” në komunën e Ferizajt është mbajtur trajnimi i parë për mentorët e garës, të cilët janë trajnuar për përdorimin dhe programimin e robotit edukativ, micro:Maqueen Plus. Pjesë e kësaj gare janë edhe shkollat e mesme të ulëta nga komuna e Ferizajt. Edicioni i Gjashtë i Garës së Robotikës – Kosova Makers League Open 2023/24, po mbështetet nga U.S. Embassy Pristina, Kosovo, BONEVET Prishtina, KEP Trust, Korporata Rugove dhe Drejtoria e Arsimit në Ferizaj.