Asambleistja Mimoza Pajaziti, në bashkëpunim me drejtorin e drejtorisë arsimit të komunës së Ferizajt, Afrim Llabjani si dhe Fatime Rrahmani nga organizata mbështetëse Demos, zhvilluan një takim me gratë e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian të komunës së Ferizajt për të sqaruar qëllimin e thirrjes në lidhje me nismë për zbutjen e analfabetizmit. Në këtë takim u diskutua nevoja e identifikimit dhe ndihmës për gratë që nuk dinë të shkruajnë dhe të lexojnë, duke i ofruar mundësinë për të zhvilluar aftësitë e tyre për jetë. Takimi u fokusua në planin e projektit, përfshirë strukturën, pjesëmarrjen dhe qëllimin e kësaj iniciative. Në fund të takimit të gjitha palët u pajtuan që bashkë të vazhdojnë me hapin e identifikimit edhe të personave të tjerë për ta kuptuar numrin të cilëve ju duhet të ndjekin këto mësime dhe më pastaj të planifikohet organizimet e radhës për mësim.