leoni

Në komunën e Malishevës filloi inspektimi i shkollat para fillimit të vitit të ri shkollor 2024/2025

Drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në komunën e Malishevës, Arbëreshë Krasniqi, e shoqëruar edhe nga, Sabit Berisha shef i kësaj drejtorie si dhe nga shefi i drejtorisë së urbanizmit, Ahmet Morina, inspektuan nga afër shkollat, ‘Bajram Curri’ Drenoc dhe ‘Lasgush Poradeci’, Kijevë,  ku nga drejtorët e shkollave u njoftuan për përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2024/2025, gjendjen e objekteve shkollore, gatishmërinë e mësimdhënësve për punë dhe angazhimin e tyre për t’i përmbushur obligimet, ku kanë mbetur edhe pak ditë para fillimit të procesit të rregullt shkollor. Krasniqi, në këto takime të drejtpërdrejta me udhëheqës shkollash, mësimdhënës e ekip teknik, vlerësoi lartë përgatitjet e objekteve shkollore nga ana fizike si dhe nga personeli mësimdhënësish  që sa më mirë të nis ky vit mësimor e po ashtu u  njoftua edhe me procesin e furnizimit me tekste shkollore, ku falë angazhimit të tërë kapaciteteve njerëzore me gjithë vështirësitë, pres një fillim të mbarë dhe gjithëpërfshirës të nxënësve që nga dita e parë e mësimit, njëherit kërkoi nga të gjithë të angazhohen edhe për këto ditë para fillimit të mësimit t’i plotësojnë obligimet në plotësi. Në fund i uroi, mësimdhënësit, nxënësit, prindërit, por edhe punëkryesit për angazhimin e kryerjeve të punëve rinovuese në objektet shkollore si dhe, ky viti të jetë vit i sukseseve të nxënësve në nxënien e diturive të reja.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …