Në komunën e Malishevës gjatë kësaj jave pritet të fillojnë disa projekte dhe disa tjera të përfundojnë

Në komunën e Malishevës gjatë kësaj jave pritet të fillojnë disa projekte, në mesin e tyre pritet të filloj edhe ndërtimi i Qendrës së Banimit Social, ndërsa disa nga projektet, duhet të përfundojnë gjatë kësaj jave dhe në javën tjetër, kështu ka deklaruar nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve. Bazuar në raportimet e drejtorëve të drejtorive, janë duke vazhduar punimet në shumë projekte, sidomos në infrastrukturë, ku disa prej rrugëve janë në përfundim e sipër, kurse në shumë tjera është duke u punuar me intensitet të shtuar, në mënyrë që projektet të përfundojnë me kohë dhe para sezonit të dimrit. Po ashtu edhe në bujqësi, kanë përfunduar aplikimet në disa programe apo subvencione, përderisa sipas drejtorisë, të gjitha aplikacionet do të shqyrtohen dhe deklarimet e bujqve për subvencione do të verifikohen në terren.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …