Në komunën e Malishevës, janë duke u zhvilluar aktivitete të shumta në kuadër të shënimit të 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Në komunën e Malishevës, janë duke u zhvilluar aktivitete të shumta në kuadër të shënimit të 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Në komunën e Malishevës, janë duke u zhvilluar aktivitete të shumta në kuadër të shënimit të 15 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Gjatë ditës së sotme, është mbajtur një mbledhje solemne e Kuvendit të Komunës, ndërsa janë bërë nderime e homazhe para shtatores së Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari në Malishevë, në varrezat e dëshmorëve në Malishevë, në Kleçkë dhe në Prekaz, ndërsa aktivitetet e ditës së sotme do të përmbyllen me mbrëmje poetike. Në mbledhjen solemne të mbajtur në Kuvendin e Komunës së Malishevës, kryetari i komunës, Ekrem Kastrati, në fjalën e rastit në këtë mbledhje, mes tjerash edhe njëherë e ka ngritur zërin kundër padrejtësisë që është duke u bërë ndaj krerëve të luftës dhe akterëve kryesor të lirisë dhe pavarësisë, të cilët padrejtësisht po mbahen në Hagë. Kryetari i Komunës së Malishevës, në fjalën e tij, drejtuar të pranishmëve në këtë mbledhje solemne, ka folur për përpjekjet e popullit shqiptar të Kosovës, për liri dhe pavarësi, përpjekje të cilat kanë kulmuar me luftën çlirimtare të UÇK-së, të prirë nga komandanti Adem Jashari. Gjithashtu ka folur edhe për të arriturat e Kosovës si shtet, si dhe për kontributin e Malishevës me rrethinë, në të gjitha proceset të përpjekjeve për çlirimin dhe proceseve shtetndërtuese dhe të zhvillimit. Edhe kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Argjend Thaçi, në fjalimin e tij, ka folur në mënyrë kronologjike për të gjitha përpjekjet e vendit tonë, për luftën çlirimtare, e deri te liria dhe pavarësia. Duke folur për luftën, kryesuesi Thaçi ka thënë, se “Liria e vendit tonë është vepër e luftës, vepër e secilit që ka lënë gjymtyrë trupi në frontet e luftës, vepra e dëshmorëve e cila është kushtetutë e lirisë sonë”. Ndërsa kryetari i degës së OVL të UÇK-së në Malishevë, Metush Kryeziu, duke i uruar të gjithë qytetarët, ka bërë thirrje që të mos luhet me dinjitetin e veteranëve, të mos luhet me sakrificën e  dëshmorëve dhe që politika të mos i shfrytëzoj vlerat e luftës, e sidomos të mos nënçmohet lufta e UÇK-së. Kryeziu dhe të gjithë folësit, kanë bërë thirrje që të nesër, masovisht të festojnë në Prishtinë, në manifestimin “Festojmë me JU”, në mbrojtje dhe përkrahje për krerët e luftës të cilët janë duke u mbajtur padrejtësisht në Hagë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …