leoni

Në Komunën e Malishevës jetojnë afro 52 qytetarë rom e ashkali

Pas vizitave të drejtpërdrejta në familje, nga anëtarët e Komitetit për Komunitete kryesuesi , Amrush Helshani,  në mbledhjen e katërt të rregullt të këtij komiteti, para anëtarëve prezantoi të gjeturat dhe kërkesat e këtij komuniteti. Komunitetit rom e ashkali në komunën e Malishevës ka afro 52 banore, që jetojnë, në Banjë, Malishevë dhe Kijevë, integrimi i tyre ka shënuar rritje, pasi nxënësit janë të përfshirë në shkolla dhe në universitet, të punësuar në institucionet komunale ka, po ashtu janë përfitues edhe të banimit social si dhe iu është ndërtuar shtëpi, është investuar edhe në infrastrukturën rrugore, por edhe kanalizim, janë përfitues edhe të asistencës sociale, mirëpo ka edhe kërkesa tjera të këtij komuniteti në nevoja socioi-ekonomike e infrastrukturë, si dhe kërkesa për  zgjerim të bizneseve. Në këtë takim ishte edhe përfaqësuesi nga drejtoria e Shërbimeve Publike, Fadil Shala, ku kontribuoi në këtë temë, si dhe zyrtarja për komunitete dhe kthim, Edona Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …