Komuna e Malishevës dhe organizata ”Preda plus”, kanë arritur një marrëveshje bashkëpunimi për hapjen e 11 bizneseve në Komunën e Malishevës. Nënshkrimin e këtyre kontratave e pa nga afër edhe shefja e kabinetit të Kryetarit, znj.Blerta Krasniqi, ajo falënderoi për angazhimin dhe bashkëpunimin maksimal me këtë organizatë që mundësoj hapjen e 11 bizneseve personale, të cilat do të ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien socio-ekonomike të familjeve. Ndërsa, Teuta Qerreti nga ”Preda plus” tha se, ”ndihem jashtëzakonisht e lumtur që po hapen 11 biznese në Komunën tuaj e më së shumti me gëzon fakti që 8 prej tyre janë femra. Krasniqi e Qerreti u pajtuan qe ky bashkëpunim të thellohet edhe më shumë.