leoni

Në komunën e Malishevës u përuruan tri vepra të autorit Mehdi Krasniqi

Me vigjilje të shënimit të 17 Shkurtit- ditës së pavarësisë së republikës së Kosovës, në komunën e Malishevës po mbahen një varg aktivitetesh, nën përkujdesjen e kryetarit të komunës, Ekrem Kastrati. Në kuadër të këtyre aktiviteteve, sot janë përuruar tri vepra të autorit Mehdi Krasniqi. Veprat të cilat janë përuruar sot janë: “Poetët s’kanë shtëpi”, “Peng i kryefjalës” dhe “Unë guxoj me të dashtë” (e përkthyer edhe në gjuhën italiane- io oso di amarti). Në këtë përurim të tri veprave të autorit Krasniqi, morën pjesë, kryesuesi i KK të Malishevës, Argjend Thaçi, drejtori i drejtorisë për kulturë, rini dhe sport, Fitim Shala, Rexhep Mazreku, këshilltar i kryetarit të komunës, si dhe poetë, shkrimtarë, redaktorë, recensentë dhe kritikë letrar. Kryesuesi i kuvendit të komunës së Malishevës, Argjend Thaçi, në fjalën përshëndetëse, e ka uruar autorin Krasniqi për përurimin e këtyre veprave, pikërisht në vigjilje të shënimit të 16-vjetorit të pavarësisë, si dhe ka shprehur mirënjohje për të gjithë dëshmorët e kombit dhe luftën çlirimtare, pasi si rezultat i saj, ne sot festojmë e organizojmë ngjarje të tilla. Më pas, për veprat që sot u përuruan, kanë folur recensenti prof. Dr. Zymer Neziri dhe kritiku letrar prof. Pren Buzhala, ndërsa janë recituar edhe poezi nga veprat e Mehdi Krasniqit, si dhe është lexuar edhe biografia e tij, përfshirë edhe fushën e letërsisë, ku krahas shumë botimeve, autori Krasniqi, ka të përkthyera dhe të botuara vepra edhe në gjuhën italiane dhe angleze, si dhe në përfundim e sipër është në përkthim edhe në gjuhën polake, duke e bërë këtë autor, të njihet edhe jashtë kufijve shqiptarë, pasi i njëjti, ka fituar edhe çmime të ndryshme ndërkombëtare të fushën e letërsisë.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …