Në takimin e organizuar nga Vera Bytyçi, zyrtare për Barazi Gjinore në komunën e Malishevës, u diskutuan raporti për vitin 2023 dhe u prezantua plani i punës për vitin 2024 për komunën e Malishevës, e ku morën pjesë, përfaqësues nga HANDIKOS, Feride Hoxha, Amruesh Helshani, kryesues i komiteti për komunitete dhe asamblist në KK të Malishevës, Edona Krasniqi, nga Zyra për kthim dhe integrim të minoriteteve, Fatime Limaj, komitetit për barazi gjinore, përfaqësuesja e grupit të grave, Hydajete Mazreku, si dhe nga OSBE. Secili nga diskutantët e vlerësuan punën e bërë për vitin 2023, si punë e cila ndikoj drejtpërdrejt në gjithëpërfshirje të qytetarëve nga sferat e ndryshme, shërbimet të cilat i përfituan ata institucionalisht, nga OJQ-të lokale e qendrore, individët e bizneset, por edhe nga thirrjet publike përmes projekteve. Nga ky takim u kërkua që nga niveli lokal e qendror si dhe OJQ-të, bizneset, një solidarizim më i madh për qytetarët tanë, pa dallime kategorie shoqërore, por gjithëpërfshirje, me të vetmin qëllim që të punojmë për një shoqëri të drejtë të barabartë, në arsimim, punësim, banim dhe për një mirëqenie më dinjitoze.