Në komunën e Rahovecit 37 milion euro humbje nga pandemia COVID-19

Komuna e Rahovecit përkatësisht drejtoria për Buxhet dhe Financa si dhe drejtoria për Ekonomi Zhvillim dhe Turizëm, në bashkëpunim me Institutin për Ndërmarrësi dhe Biznes të Vogël (IESB) dhe Integra Consulting Sh.P.K ka bërë vlerësimin i ndikimit të pandemisë COVID-19 në ekonominë e Komunës së Rahovecit. Qëllimi kryesor i këtij hulumtimi është mbledhja dhe përpunimi i të dhënave ekonomike me qëllim të vlerësimit të dëmit ekonomik të shkaktuar nga pandemia COVID-19 në Komunën e Rahovecit, dhe nxjerrja e rekomandimeve për masat sajuese për rimëkëmbjen e ekonomisë pas pandemisë. Këto informata do të shërbejnë për të përcaktuar hapat e ardhshëm të Komunës për të adresuar problemet dhe sfidat e bizneseve si dhe ekonomive familjare. Sipas këtij vlerësimit në ekonominë e Komunës së Rahovecit, duke përfshire edhe Bujqësinë, humbjet e krijuara gjatë kësaj periudhe janë rreth 37 milion euro. Humbjet janë kryesisht nga bizneset që operojnë në komunën e Rahovecit, humbjet e vendeve të punës, taksa dhe tatimet e pa-inkasuar, si dhe në humbjet e ndryshme gjatë kësaj kohe.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …