Në Komunën e Rahovecit është funksionalizuar E-Kiosku, i cili do të jet në shërbim të qytetarëve 24 orë në ditë

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi së bashku me Nënkryetarin, Fatmir Iska dhe Drejtoreshën e Administratës Saranda Sallteku kanë bërë zyrtarisht hapjen e E-kioskut, si një projekt me shumë rëndësi për mbarëvajtjen e punëve të administratës dhe një lehtësi e madhe për qytetarët. Kryetari Latifi ka falënderuar drejtoreshën e Drejtorisë për Administratë të Përgjithshme, Saranda Sallteku për realizimin e këtij projekti i cili është në interes të qytetarëve të Komunës së Rahovecit. “Komuna e Rahovecit shënon edhe një hap në modernizimin e administratës. E-kiosku do të jet në shërbim të qytetarëve 24 orë. Me këtë projekt fillon një vizion i ri në ngritjen e kapaciteteve në ofrimin e shërbimeve për qytetarë ”, ka thënë Kryetari Latifi. Në E-Kioskun i cili tashmë është funksionalizuar qytetarët mund të pajisen me ekstraktin e lindjes, certifikatën e lindjes, certifikatën martesore, certifikatën e vendbanimit, certifikata e martesës dhe certifikatën e shtetësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …