Në komunën e Rahovecit filloi furnizimi me Pako Pedagogjike të vlefshme për vitin e ri shkollor 2023-2024. Këtë vit shkollor, të gjithë mësimdhënësit dhe edukatorët nga klasat parashkollore deri në klasat e 12-a do të pajisen me këto dokumente pedagogjike, të cilat janë shumë të nevojshme për të rritur cilësinë e mësimdhënies. Pakot pedagogjike përmbajnë:
– Planet e orës mësimore;
– Ditarët personalë;
– Instrumentet e vlerësimit të harmonizuara për secilën lëndë dhe fushë kurrikulare dhe
– Listat e kontrollit.
Shpërndarja e tyre nëpër shkolla do të bëhet para fillimit të vitit shkollor, në mënyrë që çdo gjë të jetë gati për fillim të mbarë të procesit edukativo-arsimor në komunën e Rahovecit!